“Volkswagen” prezanton modelin e ri në shkurt
14 janar 2020
| 11:36
Kompanie gjermane “Volkswagen” do të zbulojë katër modele të reja crossover muajin e ardhshëm, por në Indi.
Në ekspozitën e veturave që do të mbahet nga data 7-12 shkurt, “VW” do të zbulojë modelet A0, T-Roc, Tiguan AllSpace dhe ID Crozz EV.
Për ne modeli më pak i njohur është A0 për të garuar në klasë me adutët e “Hyundai Creta” dhe “Kia Seltos” nga Koreja Jugore. Modeli është i bazuar në platformën MBA0 IN, e cila i mundëson një largësi ndërmjet boshtesh prej 2.651 milimetra.
Vetura mundësohet nga një motor benzinë TSI 1.5-litra me 130 kuaj fuqi, ndërsa versioni dizel ka shumë pak gjasa të dalë në treg.