Volkswagen thotë se Lambourghini nuk është në shitje
Volkswagen Group që zotëron Lambourghin-in, bëri të ditur të mërkurën, se firma nuk është në shitje, duke marr shkas nga raportimet, se ka marrë një ofertë prej 7.5 triliona eurosh nga kompania zvicerane Quantum Group.
“Lamburghini nuk është në shitje dhe pikë,” tha një zëdhënës nga Audi, një filial i Volkswagen-it, që kontrollon prodhuesin e makinave luksoze. “Audi Ag dhe Volkswagen Group nuk janë duke e konsideruar këtë ofertë.”
Të martën u bë e ditur, se Quantum Group i kishte dërguar në fillim të muajit Volkswagen-it një letër, ku parashtronte termat për blerjen e Lambourghin-it.
Firma e investimit Quantum Group tha, se po planifikonte të mbante menaxhimin e tanishëm të firmës dhe ofronte të mbronte të punësuarit e tanishëm për pesë vjet. Tha gjithashtu se do të hapte 850 vende të reja pune, duke krijuar një qendër të re inovacioni në Gjermani.
Volkswagen Group ka qenë duke investuar së fundmi për automjetet elektrike dhe ka pasur dyshime nëse kompania do vazhdonte t’i mbante firmat e tjera të deritanishme, gjatë procesit të transformimit. Vetëm javën e kaluar, Lambourghini bëri të ditur se, modelet e reja do të jenë të paktën pjesërisht elektrike deri në vitin 2024.
Përveç Audi-t, gjigandi gjerman industrial zotëron gjithashtu Porshe-n, SEAT-in, Skodën, bentlezn, Bugattin dhe Ducatin./CNN/