“Volkswageni” prodhimin e automjeteve do ta rifillojë këtë muaj
16 prill 2020
| 11:50
“Volkswageni” planifikon ta rifillojë prodhimin e automjeteve në fabrikat e veta në Gjermani deri në fund të prillit, njoftoi sot kompania.
Degët e kompanisë në Wolfsburg, Emden dhe Hanover do ta rifillojnë prodhimin nga 27 prilli, sipas njoftimit të kompanisë, por me kapacitet të reduktuar ndjeshëm, transmeton Telegrafi.
1 700 të punësuar do të fillojnë të punojnë në vende në Braunschweig, Kassel, Salzgitter, Chemnitz dhe Hanover në prill.
Kompania, gjithashtu, do të jetë e gatshme ta zvogëlojë prodhimin në mënyrë që të mos rrezikojë sigurinë e punëtorëve. Kohët e fundit, për shkak të pandemisë së virusit “Korona”, “Volkswagen” ka zgjatur mbylljen e fabrikave kryesore të markës së saj në Gjermani deri më 19 prill.