Volodymyr Zelensky mbërrin në Shqipëri
27 shkurt 2024
| 23:51
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shqipëri.
Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
“Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, – shkruan Hasani, ndërsa ka ndarë fotot nga pritja në Rinas.