“Volvo” do të kufizojë shpejtësinë maksimale në 180 km/h

04 mars 2019 | 19:52

Kompania suedeze e veturave, “Volvo Cars”, njoftoi sot se do të kufizojë shpejtësinë maksimale të automjeteve të saj të reja në 180 kilometra në orë në të gjitha tregjet nga viti i ardhshëm, pasi “shumë njerëz janë lënduar rëndë ose madje vuajnë nga shpejtësia e tepërt”.

“Megjithëse kufizimi i shpejtësisë nuk është ilaç për të gjithë, është mirë të bëjmë nëse mund të shpëtojmë edhe një jetë”, tha Hakan Samuelson, drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Gjithashtu, kompania raportoi të dhëna nga agjencia e sigurimit e SHBA-së për rrugë që tregojnë se 25 për qind e të gjitha aksidenteve të trafikut në 2017-ën u shkaktuan për shkak të shpejtësisë.

Selia e “Volvo s60” është në Geteborg, Suedi, por është në pronësi të kompanisë kineze “Gili”./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Postës së Kosovës, për shkak të gjendjes së…