Von Crammon: Qeveria e Kosovës s’ka vullnet për integrim në BE dhe NATO – i dinë rregullat, por i shkelin
‘Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim në integrimet evropiane të vendit. Kabineti ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione nuk janë bërë’, tha për mediumin bullgarBTA-në raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën Viola von Cramon.
Sipas saj, në Kosovë thonë se duan të bëhen anëtarë të NATO-s, BE-së dhe Këshillit të Evropës, por nëse dikush i njeh rregullat e klubit, duhet të luajë me ato rregulla në vend që t’i shkelë ato.
Ajo vazhdoi duke thënë se Qeveria e Kosovës aktualisht nuk po ua lehtëson aspak jetën qytetarëve, por po dërgon sinjale shumë të përziera.
“Partnerët ndërkombëtarë janë të lodhur nga mosveprimi i Prishtinës, dhe kjo çoi në futjen e masave ndëshkuese nga BE-ja vitin e kaluar”, tha ajo.
Raportuesi i PE tha për mediumin bullgar se për t’u anëtarësuar në BE, Kosova duhet të njihet si një vend i pavarur nga shtetet anëtare, pesë prej të cilave nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Të gjithë pajtohen se ka nevojë për përfundim të suksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, theksoi ajo.
Ajo ka komentuar edhe vendimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës që transaksionet me para të gatshme duhet të jenë në euro që nga 1 shkurti.
“Kosova si shtet sovran ka të drejtë të vendosë se cilën valutë do të përdorë, por mënyra se si u përpoq ta zbatonte atë vendim është problematike”, komentoi Viola von Cramon-Taubadel.
Pot thotë se pala kosovare nuk i ka informuan personat që do të prekeshin për vendimin
“Të gjithë në BE dhe Uashington po pyesin pse po e bëjnë këtë, por, në fund të fundit, ata synojnë njerëzit e rregullt nga pakica serbe”, vazhdoi ajo.
“Kur Kosova shpalli pavarësinë, ishte e qartë se bëhej fjalë për një shtet dhe shoqëri multietnike dhe nevojiten mekanizma për ta mbrojtur atë shoqëri multietnike. Megjithatë, partisë në pushtet dhe mbështetësve të saj tani nuk i intereson kjo”.
Sipas raportueses së PE-së, Kosova është plotësisht e mundur që të anëtarësohet në BE, por ajo shpreson të shohë një qeveri që punon në interes të njerëzve në vend për ta arritur këtë qëllim.
“Realiteti aktual është ndryshe dhe mjaft zhgënjyes”, shtoi ajo.
Von Cramon tha se asnjë nga mekanizmat e BE-së për trajtimin e krizave të tilla nuk ka qenë mjaft efektiv deri më tani, dhe vendosja e masave kufizuese që prekin drejtpërdrejt qytetarët e vendit do të ishte e padrejtë.