Von Cramon: Deputetët e Kosovës duhet të kenë prioritet interesin shtetëror
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se deputetët në Kuvendin e Kosovës duhet të vënë para interesat e shtetit, e jo interesat e veta interesat apo partiake.
Von Cramon ka komentuar në “Twitter” në postimin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i cili tha se deputetët duhet të vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës para atyre politike dhe se nuk mund të imagjinohen zgjedhje të reja në këtë valë të pandemisë.
“Kjo është edhe shpresa ime. Ju lutemi sigurohuni që të gjithë në Kuvendin e Kosovës të vënë interesat e shtetit para, e jo ato të veta apo politike”, ka shkruar Von Cramon.
That‘s also my hope. Please make sure that everyone in the National Assembly of Kosovo puts the country’s interest first and not the own or the party‘s one. https://t.co/YnevCD83T5
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 31, 2021