Von Cramon e quan Vuçiqin mbulues perfekt të mashtrimeve
Deri para pak kohësh, deputetja e Parlamentit Evropian nga radhët e të Gjelbërve gjermanë, Viola von Cramon, ka folur për rezultatet e zgjedhjeve në Gjeorgji, duke thënë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Serbi, por siç ka pretenduar ajo, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka bërë në një mënyrë më elegante.
Ajo ka ndarë një status në të cilin thuhet se në zgjedhjet në Gjeorgji “është përsëritur një nga një ajo që ndodhi në Serbi në vitin 2023”, pra se janë përdorur “të njëjtat metoda dhe e njëjta gjuhë mashtrimi”.
Von Cramon ka theksuar se “Aleksandër Vuçiq e ka bërë në një mënyrë më elegante”.
“Ai e mbuloi më mirë mashtrimin. Në Gjeorgji duket edhe më brutale. Bidzina dhe mashtruesit e tij e dinin se në rrethana normale nuk kishin shumicë, ndaj forca dhe brutaliteti ndaj vëzhguesve dhe gazetarëve ishte shumë më i fortë”, ka shkruar ajo në platformën “X”.
Exactly. But @avucic did it more elegantly. He covered the fraud better up.
In Georgia it looks even more brutal. Bidzina and his crooks knew that they had under normal circumstances zero majority so the force and brutality against observers and journalists were much tougher. https://t.co/HYvQeon6gn
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 28, 2024