Von Cramon: Kosova dhe Serbia urgjentisht të gjejnë një zgjidhje paqësore
28 shtator 2021
| 11:41
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje paqësore të situatës.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se të dy vendet duhet të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve.
“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Von Cramon.