Von Cramon: Kosova meriton të jetë në Samitin për Demokraci
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se Kosova e meriton të jetë në Samitin për Demokraci, i cili organizohet më 9 dhe 10 dhjetor nga presidenti amerikan Joe Biden.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se ky është një gabim i administrues amerikane që nuk e ka ftuar Kosovën në këtë samit.
“Unë pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samitin e Demokracisë, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden, i cili, shpresojmë se ende mund të korrigjohet”, ka shkruar ajo.
I agree that Kosovo deserves to be at the Democracy Summit but don't understand what security grounds hinder Kosovo's participation.
This is clearly a mistake by the Biden administration that hopefully still can be fixed. https://t.co/mpmz8NBf4P
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) November 10, 2021