Von Cramon mban konferencë për media

29 qershor 2021 | 08:42

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon – Taubadel, do të mbajë sot një konferencë për media.

Von Cramon është duke qëndruar në Kosovë prej dy ditësh, ku të dielën ka qëndruar në Prizren në vizitë të momnumenteve kulturore.

Gjatë ditës së hënës, Von Cramon është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti me të cilët ka biseduar gjerësisht rreth aktualitetit politik, por me fokus dialogun me Serbinë.

Ndërsa, sot Von Cramon do t’i drejtohet gazetarëve nga hotel “Sirus” me fillim prej orës 14:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, është shprehur 97.…