Von Cramon: Nuk duhet të lejojmë një përfaqësues të Putinit të flasë për BE-në

28 tetor 2024 | 11:44

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, duke komentuar zgjedhjet në Gjeorgji, ku partia në pushtet “Ëndrra gjeorgjiane” mori 55 për qind të votave nga pothuajse 100 për qind  të votave të numëruara.

Ajo ka thënë se Orbani nuk lejohet të veprojë në emër të shteteve të tjera anëtare të BE-së në Gjeorgji.

“A e ka bërë dikush diku të qartë këtë publikisht?”, ka shkruar ajo platformën “X”.

Viola von Cramon në reagimin e parë e ka quajtur “shaka” dhe “jashtë realitetit” deklaratën e shefit të BE-së Josep Borrell dhe Komisionit Evropian mbi zgjedhjet në Gjeorgji, ku partia në pushtet “Ëndrra gjeorgjiane” mori 55 për qind të votave nga pothuajse 100 për qind  të votave të numëruara.

Von Cramon ka thënë se deklarata e përbashkët e lëshuar sot për media nga shefi i BE-së dhe KE-ja, nuk ka të bëjë me realitetin dhe nuk është e dobishme për popullin e Gjeorgjisë.

Ajo ka akuzuar BE-në se me qëndrimin e tij se zgjedhjet kishin qenë mirë të organizuara, tradhton demokracinë, shtetin ligjor dhe besimin ndaj vetë Bashkimit Evropian.

“Ne nuk mund t’i njohim ato zgjedhje. Kjo duhet të ketë qenë fjalia e parë!”, ka shkruar von Cramon.

Në deklaratën e përbashkët e përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell dhe Komisionit Evropian për zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji thuhet se ato ishin të rregullta dhe mirë të organizuara.

“Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të udhëhequr nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), “dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte proceduralisht e mirorganizuar dhe e administruar në mënyrë të rregullt, por e karakterizuar nga një mjedis i tensionuar, me kompromise të shpeshta në fshehtësinë e votës dhe disa mospërputhje procedurale, si dhe raporte për frikësim dhe presion mbi votuesit që ndikuan negativisht në besimin e publikut në proces. Raportet për presion mbi votuesit, veçanërisht mbi punonjësit e sektorit publik, mbetën të përhapura gjatë fushatës. Kjo, së bashku me gjurmimin e gjerë të votuesve në ditën e zgjedhjeve, ngriti shqetësime në lidhje me aftësinë e disa votuesve për të votuar pa frikën e ndëshkimit”, është thënë në deklaratë.

Për më tepër, vëzhguesit e zgjedhjeve raportojnë një fushë loje të pabarabartë, një fushatë përçarëse në atmosferë të polarizuar dhe shqetësime të rëndësishme mbi ndikimin e ndryshimeve të fundit legjislative në këtë proces zgjedhor.

Në deklaratën e përbashkët i bëhet thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë dhe autoriteteve të tjera përkatëse që të përmbushin detyrën e tyre për të hetuar dhe gjykuar me shpejtësi, transparente dhe në mënyrë të pavarur parregullsitë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës ka filluar projektin për ndërtimin e çerdhes…