Von Cramon për votimin e Kurtit në Shqipëri: S’mund ta kuptoj, e papranueshme
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e konsideruar të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si votues në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Shqipërisë.
Ajo ka thënë se nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, teksa ka kujtuar se në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiq.
“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë presidenti Aleksandër Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.
I cannot understand what this is all about. On one hand everyone in Kosovo complains about interference from Serbia or from President @avucic himself but on the other hand here does the PM of #Kosovo even vote in a neighbouring state. Not acceptable. At least not for me. https://t.co/J3ndibX1qq
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) April 25, 2021