Von Cramon: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, pas zgjedhjeve në dy vendet

09 gusht 2021 | 21:07

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka folur për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili pritet të ndodh në shtator. 

Cramon për televizionin “N1” ka thënë se zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe Kosovë do të ndikojnë në dialogun e Brukselit dhe se të dy udhëheqësit, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, do të jenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre drejt votuesve deri në fund të zgjedhjeve, kur bëhet fjalë për negociatat, por shpreson që pas zgjedhjeve do të ketë përparim në dialog.

“Ky është një proces shumë i gjatë dhe ne shohim që kemi zgjedhje në të dy vendet. Gjatë asaj periudhe, është shumë e vështirë që opinioni vendor të pajtohet për disa reforma më të thella ose ndryshime të mëdha. Në këtë drejtim, unë shoh që ka përparim. Të dy udhëheqësit po takohen, dhe unë do ta quaja këtë një sukses. Ne duhet të shohim nëse po bëjmë përparim dhe ne në BE do të donim që të ishte më i shpejtë”, tha ajo.

Ajo pret që Kurti dhe Vuçiq të tregojnë lidership, pas sipas saj, të dy kanë mbështetjen në parlament dhe tek votuesit.

“Unë pres që Vuçiq dhe Kurti të tregojnë lidership, sepse të dy liderët kanë mbështetje të konsiderueshme në parlament dhe te votuesit… Qëllimi i negociatave nuk është të vendosen parakushte dhe të thuhet se çfarë kërkohet dhe pritet nga dikush, por të shikohen hapat individualë dhe rezultatet. Shpresoj që të dy udhëheqësit të jenë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, dhe se ata e dinë që nuk është e lehtë, por është e mundur dhe se kjo çon drejt suksesit… Unë supozoj se të gjithë ata që i shikojnë këto negociata në mënyrë reale mund të presin që rezultati është një lloj njohjeje ose një lloj pranimi i status quo-s”, shtoi tutje ajo.

Ndërsa, duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ajo potencon se tensionet tek popullata po rriten, dhe kjo është arsyeja pse pjesëmarrësit në dialog dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë për të arritur njerëzit e zakonshëm në veri të Kosovës, jo vetëm te nacionalitetit serb, që të ndihen të integruar. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t'i…