Von Cramon: S’duam që Republika Sërpska të jetë monedhë për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës
Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nuk do ta krahasonte Kosovën me Republikën Sërpska si një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Unë nuk do ta krahasoja Kosovën dhe Republikën Sërpska si një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe as nuk do t’i lidhja në asnjë mënyrë. Këto janë çështje të veçanta dhe ne kemi të bëjmë me Bosnje e Hercegovinën ndaras nga dialogu Kosovë-Serbi. Nuk dua të spekuloj se entiteti boshnjak i Republikës Sërpska, duhet të jetë monedha për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës. Thjesht nuk e duam këtë që kur u ndal ndarja”, ka thënë Viola von Cramon për “Aljazira Balkan”.
Ajo ka shtuar se është e nevojshme që këto vende t’i drejtohen demokratizimit të tyre, zgjidhjes paqësore të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe jo krijimit të vazhdueshëm të tensioneve dhe nacionalizmit.