Von Cramon: Shpresoj në nënshkrimet e Kosovës dhe Serbisë në marrëveshjen e Ohrit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se shpreson që në takimin e ardhshëm në Ohër, edhe Kosova, e edhe Serbia ta nënshkruajnë marrëveshjen.
Von Cramon ka theksuar në Twitter se ky do të jetë një hap i madh drejt BE-së, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.
Ajo ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim.
“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Von Cramon.
Can’t agree more.
Hope so much that we will see both signatures 🇽🇰 and 🇷🇸 under the agreement at the end of next week in #Ohrid
This will be a major step towards 🇪🇺 integration for both countries. https://t.co/X7M792FaKJ— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 12, 2023