Von Cramon: Shpresojmë për një votim për liberalizimin e vizave në muajin nëntor

24 tetor 2022 | 10:21

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nga mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit mund të ketë një votim të radhës në Këshillin Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ajo, në një konferencë për medie në Kosovë, ka deklaruar se kufizimet për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës duhet të largohen sa më parë, sepse sipas saj, janë përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesat e BE-së.

“Procesi i liberalizimit i vizave do të finalizohet shpresojmë se do të kemi një datë kur do të bëhet liberalizimi i vizave. E kam parë se kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian  të enjten e kaluar, ende nuk është marrë një vendim i qartë do të ketë edhe një votim tjetër, ka mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit”, ka deklaruar von Cramon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko do të takohet të…