Von Cramon: Synimi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë

13 shtator 2021 | 17:28

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, ka thënë se në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë njohja e ndërsjellë duhet të jetë synimi.

Në tryezën online të organizuar nga European Policy Centre, ai ka thënë se çdo gjë tjetër do të ishte zhgënjim për këtë proces.

“Njohja e ndërsjellë duhet të jetë synimi, çdo gjë tjetër do të ishte zhgënjim, mendoj se e kemi bërë këtë të qartë. Shpresoj që kur të vijmë afër fundit të negociatave, të kemi shtet tjetër që e njeh Kosovën e më pas të gjejmë proces kë në fund BE-ja si tërësi do të pajtohet po ashtu”, ka thënë Von Cramon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra…