Von Cramoni: Grenelli dëshiroi ta anashkalonte BE-në dhe ish-qeverinë Kurti për dialogun

15 korrik 2020 | 12:30

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se ka qenë kritike ndaj qasjes së ambasadorit Richard Grenell rreth përpjekjeve të tij për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi për faktin që, sipas saj, zyrtari amerikan dëshironte ta anashkalonte BE-në dhe qeverinë e dikurshme demokratike (qeverinë Kurti).

“Grenelli dëshironte ta anashkalonte BE-në dhe qeverinë e dikurshme demokratike. Nëse do të shikonit kohën dhe mënyrën e deklaratave të tij nuk synonte të ndihmonte BE-në fare. Unë kam thënë që nëse duam stabilitet afatgjatë në rajon do të na duhen edhe BE-ja dhe ShBA-ja. Nuk mund t’i ndajmë ato dhe duhet të kemi një dialog, me BE-në në vendin e shoferit”, ka thënë ajo.

Në një intervistë për “Kosovapress”, ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin ashtu si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se kjo çështje nuk lidhet me përparimet gjatë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo varet vetëm nga Këshilli për të vendosur, ata duhet të kishin vendosur dy vjet më parë, shpresoj se gjatë kryesimit aktual të Këshillit nga gjermanët do të sillet në agjendën e Këshillit dhe së shpejti do të merret një vendim. Unë kam shkruar një letër kohët e fundit me 32 kolegë të tjerë duke kërkuar nga kancelarja Merkel që çështja e liberalizimit të vizave të diskutohet në muajt e ardhshëm”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka bërë me dije…