Von Cramoni: Vizat të mos lidhen me dialogun, qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë nga 1 janari
Një deklaratë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se mund të ketë një rishikim të politikës për vizat nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi ka nxitur dyshime se liberalizimi mund të mos bëhet realitet më 1 janar 2024.
Lidhur me këtë para pak minutash ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon duke thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave pas një zvarritje të gjatë.
Ajo bashkë me një grup eurodeputetësh kanë thënë se dëshirojnë ta bëjnë të qartë se lëvizja e lirë pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.
“BE-ja duhet ta mbaj premtimin e saj për të lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë nga 1 janari 2024”, ka shkruar Cramoni në “Twitter”.
#Kosovo 🇽🇰 citizens deserve the long overdue visa liberalisation.
We want to be crystal clear – visa free travel is not and should not be linked to the Dialogue with Serbia.#EU 🇪🇺 has to keep its promise allowing the citizens of Kosovo to travel freely as of 1 January 2024. pic.twitter.com/Y5zv7Jrauw
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) September 1, 2023