Von der Leyen: Aleatët perëndimorë duhet të rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka thënë aleatëve perëndimorë që të “rrisin” nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Von der Leyen tha se Ukraina ka nevojë për “të gjitha pajisjet ushtarake [që] mund të trajtojë, dhe kjo përfshin gjithashtu sistemet e avancuara”, shkruan Skynews.
Kjo vjen pasi Amerika dhe Holanda ranë dakord të dërgojnë sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë, pas disa muajsh kërkesë nga Kievi.
“Shpresoj shumë që [në] Ramstein … do të ketë një lëvizje të madhe përpara,” shtoi ajo, duke iu referuar bisedimeve që do të mbahen në Gjermani të premten.
Ajo gjithashtu konfirmoi se për momentin po punohet për një raund të dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.
Këto sanksione do të përqendrohen kryesisht në mbylljen e këtyre zbrazëtirave, në përfundimin me këto anashkalime dhe në pasojat masive për ata që anashkalojnë sanksionet e Bashkimit Evropian”, tha Von der Leyen.