Von der Leyen: BE do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës
24 maj 2022
| 12:53
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula vod der Leyen ka deklaruar se lufta në Ukrainë po vendos në pikëpyetje rëndin ndërkombëtar.
Në fjalën e saj të mbajtur në sallën e Kongresit të orumit Ekonomik Botëror , Von der Leyen tha se tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për mbijetesën e Ukrainës apo sigurisë evropiane, ndërsa shtoi se Ukraina ka nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore.
“Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë dhe agresioni i Putinit duhet të jetë një dështim strategjik”, tha ajo.
Gjithashtu theksoi se BE do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës.