Von der Leyen: BE-ja të përgatitet për më të keqen, ta bëjmë Ukrainën ‘iriq prej çeliku’

03 mars 2025 | 14:01

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë takimit të thirrur nga kryeministri britanik, Keir Starmer në Londër, ka thënë se Evropa duhet të forcojë ushtrinë e saj dhe t’i rris shpenzimet në mbrojtje.

“Bëhet fjalë për sigurinë e BE-së dhe ne duhet, në kushtet që jetojmë, të përgatitemi për më të keqen,” ka thënë ajo, duke dërguar një mesazh për Shtetet e Bashkuara: “Jemi gati, së bashku me ju, për të mbrojtur demokracinë”.

Kjo deklaratë e presidentes së Komisionit Evropian, ka ardhur pas rritjes së tensioneve mes ShBA-së dhe Evropës, ku përveç kërcënimit për të rritur tarifat me 25% për kontinentin e vjetër, Donald Trump ka nisur negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë drejtpërdrejt me Rusinë, pa përfshirë Evropën ose shtetin e pushtuar në bisedime.

Dhe po ashtu, as ShBA-ja dhe Ukraina nuk mundën të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të forcës. Kjo do të thotë që ata mund të forcohen dhe mbrohen vetë. Në thelb, bëhet fjalë për të bërë Ukrainën një “iriq prej çeliku” që është e pathyeshme për pushtuesit e mundshëm”, ka thënë von der Leyen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga muaji prill, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do…