Von Der Leyen i fton në takim liderët e Ballkanit Perëndimor
13 shtator 2024
| 15:56
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thirrur në takim liderët e Ballkanit Perëndimor të enjten e javës së ardhshme.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i KE-së Eric Mamer, ku ka treguar se liderët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë, janë të ftuar në takim.
Sipas “N1” ende nuk dihet se kush do ti përfaqësoj shtetet.