Von der Leyen: KE-ja mbështet iniciativën “Ballkani i Hapur”

28 shtator 2021 | 14:15

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von Der Leyen, ka thënë se ky institucion mbështet çfarëdo iniciative që është brenda Procesit të Berlinit, duke përfshirë iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë, ajo ka deklaruar KE-ja se “Ballkani i Hapur” duhet të jetë një proces i hapur, gjithëpërfshirës dhe që thellon bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit.

“Mendoj që po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si edhe tregun e përbashkët rajonal. Mendoj se procesi i Berlinit po e shtyn procesin e integrimit para, si kuadër në të cilin 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh”, ka deklaruar Von Der Leyen, në një konferencë për medie me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë…