Von der Leyen kërcënon Putinin për Ukrainën: Do ta godasim në pikën më të dobët

21 shkurt 2022 | 11:59

“Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të shkëputej nga tregjet financiare ndërkombëtare”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për televizionin publik gjerman “ARD”.

Ajo ka thënë se masat do të godasin “të gjitha mallrat që prodhojmë, të cilat Rusisë i duhen urgjentisht për të modernizuar dhe diversifikuar ekonominë e saj, ku ne jemi dominues globalisht dhe ato nuk kanë asnjë zëvendësim”.

“Është shumë e qartë se nëse presidenti rus, Vladimir Putin fillon një luftë, ne do të përgjigjemi me instrumentin më të fuqishëm që kemi dhe në pikën më të dobët që ka Rusia: me sanksione ekonomike dhe financiare”.

“Pika e qartë e dobët e Rusisë është një ekonomi e bazuar në energjinë e karburanteve fosile”, ka thënë ajo, duke iu referuar 2/3 e eksporteve të naftës, qymyrit dhe gazit.

Ajo i ka kërkuar Putinit të kthehet në tryezën e bisedimeve, por pohoi se nëse zgjedh luftë, do t’i përgjigjen me pasoja të rënda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shkëlqyer në kampionatin spanjoll…