Von der Leyen: Mbi 78 përqind e të rriturve në BE janë vaksinuar ndaj COVID-19

27 dhjetor 2021 | 17:36

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerëson se Bashkimi Evropian ka bërë një rrugë të gjatë ndaj vaksinimit kundër COVID-19.

Von der Leyen bën të ditur se mbi 78 përqind e të rriturve në BE janë të vaksinuar ndaj koronavirusit.

“Sot një vit më parë, në të gjithë Evropën, filloi vaksinimi kundër COVID-19. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Mbi 78% e të rriturve në BE tani janë të vaksinuar. Mirënjohja jonë shkon për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të vijës së parë që na mbajtën të sigurt dhe komunitetet tona në këto kohë,” ka shkruar ajo në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme do ta mbajë…