Von der Leyen në Nish: BE-ja dhe partnerët po punojnë intensivisht për të gjetur zgjidhje për targat
28 tetor 2022
| 17:15
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von Der Leyen, ka folur në Nish të Serbisë, rreth për çështjes së targave.
Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) dhe partnerët “po punojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje”.
“Ka vullnet të mirë nga të dyja palët, do të intensifikojmë dialogun”. Bisedimet janë të vështira, shpresoj se shpejt do të kemi një zgjidhje konkrete, por duhet konstruktivitet nga të dyja palët”, ka thënë ajo, ku prezent ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk ka faj as “0,1 për qind” për problemet në dialog.