Von der Leyen në Tiranë, flet për financim nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për planet e BE-së për zgjerim, teksa ka arritur në kryeministrinë e Shqipërisë, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Von der Leyen ka treguar qëllimin e unionit për t’i dhënë qasje Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian.
“Është një samit shumë i veçantë ky që kemi sot. Është i dhjeti Samit i Procesit, por për herë të parë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Besoj se përcjell një mesazh të fuqishëm, se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye kam prezantuar planin e rritjes. Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët evropian. Për këtë, na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga Bashkimi Evropian. Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë për këtë të çuar para këtë plan rritjeje”, ka thënë ajo.