Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama në kryeministri

23 tetor 2024 | 15:44

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me të cilin më pas do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për medie .

Von der Leyen do të takojë edhe presidentin Bajram Begaj, nesër (e enjte) në orën 10.00.

Gjatë këtij turi në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Europian nesër do të shkojë në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin Hristjan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më pas, po të enjten do të vizitojë Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse. Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.

Ditën e fundit të turneut, presidentja Ursula von der Leyen do qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e 33-të të rregullt të Komitetit për Politikë…