
Von der Leyen për sulmin në Çeki: E shokuar nga dhuna e pakuptimtë
21 dhjetor 2023
| 19:07
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas të shtënave në Republikën e Çekisë ku mbetën të vdekur 15 persona.
“E shokuar nga dhuna e pakuptimtë nga të shtënat që morën disa jetë sot në Pragë”, ka shkruar von der Lyen në Twitter.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në përgjithësi!”
“Ne jemi në zi me juve!”