Von der Leyen: Prishtina dhe Beogradi ta shfrytëzojnë momentin në dialog dhe të jenë konstruktiv

14 mars 2023 | 11:14

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.

Ajo ka thënë se shpreson që të dyja palët të ” shfrytëzojnë momentin” në dialog dhe të jenë konstruktiv në bisedimet e ardhshme.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë një interviste të organizuar nga Agjencia Evropiane e Lajmeve, anëtare e së cilës është “Tanjug”-u.

Nëse bisedimet e 18 marsit në Ohër nuk sjellin rezultate, von der Leyen ka thënë se kjo është një mundësi për të dyja palët, duke shprehur shpresën se ato do të jenë konstruktive.

Kujtojmë se për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Von der Leyen ka folur ditë më parë edhe me presidentin amerikan, Joe Biden.

Dy zyrtarët e lartë këtë diskutim e bënë gjatë një takimi që patën më 11 mars në Shtëpinë e Bardhë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkuar, kanë udhëtuar…