Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Gjashtë vendet e kanë vendin në BE
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar të enjten për një drekë punë liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Në takim kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në llogarinë e saj në “X”, zyrtarja e lartë e BE-së ka shkruar se gjashtë këto shtete e kanë vendin në BE.
“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo.
Përveç Kosovës dhe Serbisë, në këtë drekë pune kanë qenë prezent, kryeministri i Bosnjës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut.