Von der Leyen viziton zonat e përmbytura dhe premton ndihmë ekonomike nga BE për të prekurit

17 korrik 2021 | 20:19

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përgjatë një vizite të zhvilluar ditën e sotme në Belgjikën lindore dhe në Gjermani në rajonat e prekura nga përmbytjet masive që kanë shkaktuar mbi 150 viktima dhe qindra të zhdukur, ka premtuar mbështetje financiare të BE për të gjithë të prekurit.

Von der Leyen viziton zonat e përmbytura dhe premton ndihmë ekonomike

“Europa është me ju. Ne ndajmë me ju vajtimin tuaj. Ne do u ndihmojmë që të rindërtoni”- ka thënë von der Leyen e shoqëruar nga kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo, i cili nga ana e tij me anë të një mesazhi në Twitter ka falenderuar shefen e KE për “solidaritetin përtej kufijve që ka treguar”.

Përmbytjet kanë përfshirë kryesisht Belgjikën dhe Gjermaninë, por edhe Luksemburgu, Zvicra dhe Holanda janë prekur dhe është dashur që disa zona të evakuohen. Tragjedia vjen në një kohë shumë të vështirë për Unionin, që përballet me rihapjen që vjen nga tejkalimi i krizës COVID-19 dhe i duhet të rindërtojë një ekonomi që u paralizua nga pandemia me një fond shpëtimi që pritet të jetë 3 miliard euro.

Von der Leyen viziton zonat e përmbytura dhe premton ndihmë ekonomike

Pritet që në ditët në vijim të bëhet një përllogaritje e dëmeve dhe të propozohet një paketë shtesë nga të gjithë vendet anëtare të BE për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet, veçanërisht në përpjekjen për të rindërtuar zonat e rrënuara.

Von der Leyen viziton zonat e përmbytura dhe premton ndihmë ekonomike

Von der Leyen viziton zonat e përmbytura dhe premton ndihmë ekonomike

Von der Leyen viziton zonat e përmbytura dhe premton ndihmë ekonomike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company tani afër qytetarëve të Vitisë duke hapur pikën…