Vonesat në publikimin e rezultateve për deputetë, Krasniqi i VV: Kandidatët për deputetë le të pinë bensedina

13 shkurt 2025 | 15:42

Anëtari i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, ka folur për problemet me rrjetit. Ai ka thënë se këto probleme janë të natyrshme dhe se ndodhin gjithkund.
“Vonesat natyrisht kanë të bëjnë edhe me pritshmëritë që ia kemi dhënë publikut në këtë aspekt edhe që edhe për ne e stafin është herë e parë dhe problemet që dalin mund të jenë të natyrshme, janë probleme që ndodhin gjithkund, bien rrjetet, ka ra Google, kanë ra rrjete shumë më të mëdha, por kthehet rrjeti dhe vazhdon procesi. Prej ne është e rëndësishme me qenë në kontakt me publikun”, tha ai.
Ai tha se kandidatët për deputetë “le të pijnë bensedina e dikush le të duron” derisa të publikohen rezultatet për ta. “Rezultati është në kuti”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) për deputet, Agon Batusha, ka…