Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK-ja
26 gusht 2019
| 16:41
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për medie së bashku me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Haziri.
Mustafa ka thënë se kandidatura e Osmanit për kryeministre është vendosur në mënyrë unanime.
Ndërsa, kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka thënë se do ta nxjerrin vendin siç ka theksuar ajo nga humnera në të cilën gjendet.
/Epoka e re/