
Vota e diasporës së Shqipërisë, mbi 218 mijë kërkesa të miratuara
03 mars 2025
| 14:03
Deri në tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë rreth 337 849 kërkesa për regjistrim. Nga këto 326 588 janë shqyrtuar dhe 107 902 janë refuzuar. Ndërsa 11 210 kërkesa janë në shqyrtim.
Sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më shumë kërkesa për regjistrim ka pasur më datë 2 mars me 16 302.
Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim që janë miratuar janë nga Italia me 81 169, e ndjekur nga Greqia me 58 827, Gjermania me 23 314 dhe ShBA me 18 988.
Ndërsa sa i takon qarqeve është Tiranë me 46 372, e ndjekur nga Fieri me 28 900 si dhe nga Durrësi me 22 537.
