Vota ime është pro Trustit!
Deputetja Albena Reshitaj ka bërë me dije se vota e saj është pro tërheqjes së mjeteve në Trust.
“Niveli i lartë i çmimeve ka bërë që këtyre ditëve të marr shumë kërkesa nga qytetarët për të përkrahur Projektligjin që hap mundësinë e tëheqjes së një pjesë të mjeteve nga Trusti”, ka shkruar Reshitaj në llogarinë e saj në “Facebook “.
Ajo ka theksuar se nga shumë kontakte e takime që ka pasur me qytetarë, konstatimi ka qenë se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e zgjidh krizën ekonomike në vend, por natyrisht se do të jetë ndihmës për të përballuar situatën ekonimike nga trendi i rritjes së çmimeve të konsumit.
“Unë kam marr besimin e qytarëve për të qenë Zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pranë tyre dhe me ta kurdo që atyre u nevojitet mbeshtetja ime. Prandaj sot në përgjigje të të gjithë atyre që më kanë kërkuar mbështetje për miratimin e Projekligjit që hap mundësinë për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti u them se do të votoj PËR”.
“Gjithashtu ju bëjë ftesë te gjithë kolegëve të mi deputet që ta mbështesin këtë Kërkesë të qytetarëve duke votuar PËR miratimin e këtij Projektligji!”, ka shkruar Reshitaj.