Vota për kuvende komunale, LV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja nga 22 për qind
Gara për kuvendet komunale në nivel vendi mes tri partive kryesore, Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (LDK) është tejet i ngushtë.
LV-ja ka 22.54 për qind, LDK-ja 22.51 për qind dhe PDK-ja 22.05 për qind të votave.
Pas tyre radhiten AAK -ja me 11.9 për qind të votave, Lista Serbe me 7.6 për qind, Nisma me 2.5 për qind, AKR-ja me 1.2 për qind dhe subjektet tjera me 9.7 për qind.
Qytetarët e 21 komunave duhet t’iu drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.
Ndërsa 17 komuna të tjera çështjen e kryetarit të komunës e përfunduan sot.
Fituesja e këtij rundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 sa garonte. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj e në Han të Elezit.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila ka fituar në Pejë e Lipjan, ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.
Kurse fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.