Vota për Merita Makollin nderon të gjithë sakrificën dhe përkushtimin e femrës shqiptare ndër breza

23 janar 2025 | 18:42

Një votë për numrin 84, Merita Makollin, në listën e PDK-së, është një pikë uji në oqeanin e veprave madhore që ka bërë familja Makolli për çështjen tonë kombëtare! Kjo familje emblematike ka qenë një çerdhe e të gjitha lëvizjeve kombëtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e identitetit tonë, avancimin e të drejtave të popullit shqiptar dhe realizimin e idealeve për liri dhe pavarësi.

Me punën, sakrificën dhe përkushtimin e saj të palëkundur, kjo familje ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare. Mbështetja për Merita Makollin është një vazhdim i kësaj tradite të ndritur dhe një hap përpara në mbrojtjen e vlerave kombëtare që femra shqiptare ka dëshmuar ndër shekuj.

Merita Makolli nuk përfaqëson vetëm numrin 84 dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Ajo përfaqëson frymën e idealeve kombëtare, të trashëguara nga familja e saj dhe të mishëruara në punën e saj. Duke e votuar Merita Makollin, ju siguroheni se ajo do të jetë zëri i Llapit dhe Gollakut, i Drenicës dhe Karadakut, një zë që do të dëgjohet fuqishëm në Parlamentin e Kosovës. Ajo është një përfaqësuese e denjë e interesave kombëtare dhe një mbrojtëse e zellshme e të drejtave të femrës shqiptare.

Nga: A. Gashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet humanitare, organizatat joqeveritare, sipërmarrësit, fermerët dhe qeveritë në të…