Vota pro buxheti nuk është pro qeverisë e as parlamentit, por votë për qytetarin
13 korrik 2020
| 12:15
Sot do të vazhdojë seanca e ndërprerë të premten për shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2020.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka thënë se vota pro këtij buxheti nuk është pro qeverisë e as parlamentit, por votë për qytetarin
“Vota pro këtij buxheti nuk është pro qeverisë e as parlamentit, por votë për qytetarin. Paraprakisht mirënjohje deputetëve për mbështetje”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)