Votat e diasporës me postë, ja në cilin vend po prinë PDK-ja

28 shkurt 2025 | 22:01

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon ende procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora.

Deri më tani është numëruar një kuti e fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Drenasi që jetojnë në diasporë.

Sipas rezultateve preliminare, deri më tani Partia Demokratike e Kosovës po prinë me 178 vota, duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 139 vota.

LDK-ja deri më tani ka marë 42 vota, ndërsa AAK ka marrë 6 vota.

Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Drenasit që kanë votuar përmes postës është 1107.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendrën e numërimit është duke vazhduar numërimi i votave…