Votat e mbetura të diasporës, numërohen sot

01 nëntor 2019 | 13:57

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i 4 689 fletëvotimeve të aprovuara të ardhura nga diaspora do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00.

“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi për gazetën “Epoka e re”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rezultat 1-0 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes…