Votat me kusht: Arben Vitia mori 91 vota më shumë se Përparim Rama – sa fituan kandidatët në komuna të tjera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, të cilat nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10,303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990 vota.
Më poshtë gjeni rezultatet e votave me kusht për kandidatët për kryetarë në disa komuna.
Në Prishtinë, Arben Vitia nga LVV mori 1,163 vota me kusht, kurse Përparim Rama nga LDK, që është fitues i garës së balotazhit, mori 1,072 vota.
Në Prizren fitues i garës në balotazh është Mytaher Haskuka nga LVV me 670 vota, Shaqir Totaj nga PDK 619 vota.
Në Gjakovë, fituesi është Ardian Gjini nga AAK-ja me 479 vota, kurse Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes 403.
Në Viti, Arsim Ademi nga LVV ka marrë 85 vota, kurse Sokol Haliti nga LDK 89 vota.
Fitues i garës në Podujevë është Shpejtim Bulliqi nga LVV me 415 vota, kurse Ekrem Hyseni nga LDK ka marrë 285 vota.
Malishevë, Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka marrë 177 vota, kurse Isni Kilaj nga PDK 134 vota.
Smajl Latifi nga AAK me 117 vota e ka mundur në Rahovec Visar Korenicën e LVV, i cili ka fituar 61 vota.
Fituesi i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka marrë 307, kurse Driton Ajazi i Demokratëve për Drenas 233.
Në Kamenicë kryetari i zgjedhur Kadri Rahimaj ka marrë 136 vota, ndërsa Qendron Kastrati nga PSD-ja – 113.
Ferit Idrizi nga PDK-ja, i cili është fitues i balotazhit për Vushtrri, ka marrë 232 vota, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK – 176.
Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç nga KDTP 22 vota, Arif Butuç nga KATP 8 vota.