
Votat me kusht në Prishtinë, dyfish më shumë vota njëri ndaj tjetrit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për Komunën e Prishtinës.
Kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia ka marrë 843 vota, derisa Përparim Rama i LDK’së ka marrë 483 vota.
Uran Ismaili ka marrë 445 vota, Daut Haradinaj 160, Gëzim Mehmeti 44, Florim Isufi 7 dhe Avni Çakmaku 6 vota.
Ndryshe, Komuna e Prishtinë ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.

Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.