Votëbesohen sekretarët e rinj të PS-së
Menjëherë pas zhvillimit të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, me një mbledhje të Asamblesë Kombëtare, janë votëbesuar edhe strukturat e reja brenda forcës së majtë politike.
Kështu bëhet me dije përmes një njoftimi, nga zyra e shtypit e PS-së.
Në terma konkretë, në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është konfirmuar Blendi Klosi, i cili do ta vijojë ushtrimin e funksionit në këtë pozitë.
Ardian Çela do të jetë sekretar organizativ i socialistëve.
Eduart Ndreca nga ana tjetër do të jetë sekretar i burimeve njerëzore.
Sekretare e gruas do të jetë Evis Kushi, teksa Etjen Xhafaj vijon të mbajë rolin e sekretarit digjital dhe të rinisë.
Eridjan Salianji po ashtu konfirmohet në pozitën e sekretarit për çështjet zgjedhore.
Sekretare e programit do të jetë Milva Ekonomi dhe Romina Kuko, do të mbajë pozitën e sekretares për marrëdhëniet me jashtë.