Votim në mot të ftohtë
14 shkurt 2021
| 12:01
Procesi i votimit në Kosovë po zhvillohet në mot të ftohtë e me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius.
Në orët e hershme të mëngjesit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër, më pas kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti dhe disa figura tjera politike.