Votimi i mërgimtarëve filloi edhe në ShBA

08 shkurt 2025 | 16:10

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hapur me kohë për të mbajtur procesin votues.

Në një postim në Facebook bëhet thirrje që kosovarët që jetojnë atje të votojnë.

“Sot për herë të parë votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, D.C”.

“Qytetarët e Kosovës në Shtetet e Bashkuar kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në Washington, D.C., duke shënuar një moment historik në procesin zgjedhor”.

“Nëse jeni të regjistruar, mos e humbni këtë mundësi – dilni dhe votoni!”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, kandidati për deputet i PDK-së…