Votimi në katër komunat në veri, hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosovës se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat veriore.Periudha e regjistrimit përfshin datat prej 29 mars deri më tre prill.
Kërkesa e tyre mund të dërgohet online përmes ueb faqes së KQZ-së ose përmes postës.
Njoftimi i plotë i KQZ-së:
Periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 mars – 3 prill 2024) për votimin e 21 prillit në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut
Prishtinë, 29 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.
Gjatë kësaj periudhe, e cila do të pëfundojë më 3 prill 2024, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës duke dërguar kërkesën e tyre përmes:Platformës elektronike e cila është e vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org: Regjistrohu për votim jashtë Kosovës për procesin e votimit më 21 prill 2024 (https://eomp.kqz-ks.org/sq/abroadvoter), duke ndjekur të gjithë hapat njëri pas tjetrit, ose Postës.
Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/.
Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, KQZ ka themeluar Komisionin për Kundërshtimin Administrativ, ku mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së.
Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit, në: [email protected] Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024.