Voto për Frontin Evropian, votë që dërgon Maqedoninë e Veriut drejt Evropës
Shkruan: Astrit Gashi
Përditë disa liderë politikë si shqiptarë dhe maqedonase po e dëshmojnë që nuk janë në hap me kohën dhe që tregojnë se nuk merren me lexime e as me shkencat politike, duke treguar mungese interesimi për çështjen e shtetit apo etnisë së tyre. Duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e vendit.
Këtë e dëshmuan me deklaratat e tyre Mickovski, Angellovi të cilëve gjatë gjithë fushatës i mbajtën zhagun liderët shqiptar të dalë nga fraksionet e pushtetit aktual, Mexhidi e Taravari. Këta lider të opozitës dhe VMRO-së nuk po i njohin dhe hapërimet e bashkësisë bashkëkohëse në Maqedoninë e Veriut duke injoruar rolin pozitiv të shqiptareve të cilët, ndikuan pozitivisht që ky shtet të behët anëtare e Nato-së dhe të trokasë ne dyert e BE-së. Profilizimi i dy fronteve zgjedhore është vetëm një veprim false për të mashtruar elektoratin sepse asnjë qytetarë nuk ka dëgjuar një program parimor që do të këtë qeveria e ardhshme. Ajo çka është prezantuar nga fushata nëse opozita e merr pushtetin vendin e dërgon ne rrugë pa krye.
Duke parë fuqinë politike dhe Tsunamin politik që po udhëheqë Ali Ahmeti me Frontin Europian, Gordana dhe Hristijani të VMRO-së, në të gjitha fjalimet e veta para qytetarëve, përqeshinë shqiptarët duke mohuar çdo gjë të arritur të tyre dhe aty për aty flasin ne emër të sovranit ende pa e ditur verdiktin e popullit duke thënë se ata do të bëjë qeverinë me koalicionin shqiptar VLEN të cilët nuk mund të i quash opozitë por me emrin e vërtet të tyre që në fakt janë fraksione të pushtetit aktual.
Ky fakt dëshmon së kjo klasë politikë nuk e njeh as filozofinë politike as normat juridike të së djeshmes dhe të sotmes.
Nga këto të rrethana atyre i duket se po shpëtojnë, kur i ndan shqiptarët në shqiptarë të padëshiruar dhe shqiptarë lojal, duke thënë se, vetëm me BDI-në nuk do të bëjë qeveri, ndërsa me VLEN, po.
Kurse VLEN mendon se është prezantuese e denjë e shqiptarëve, por këta nuk e acarojnë Mickoskin, por vetëm ata të tjerët të djathtës ekstreme. Kjo është dëshmi se Gordana dhe Hristijani nuk e njohin përbërjen e popullsisë së këtij vendi, as përkrahe ana demografike, as nga ana sociologjike, as nga ana filozofike e madje as nga ana etnike.
Mickoski dhe aleatet e tij të frymëzuar nga vota protëstë e 26 Prillit po mendojnë së i gjithë historia e shtetit fillon në ditën kur ata do të vinë në pushtet duke harruar së të gjitha proceset integruese te vendit e kanë vulën e ish liderit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë, Ali Ahmetit i cili po e drejton vendin kah Bashkimi Evropian.
Qartë shihet së dhe kandidatja e tyre Gordana Siljanovska-Davkova nuk është e lexuar e as përcjellëse i situatave. Urrejtja ndaj kombit shtet formues shqiptar i ka verbuar sytë dhe tashmë ajo është shkëputur nga reliteti në të cilin jeton. Kjo ekstremiste e perbetuar, flet broçkulla se si do të krijohen gjyqe ku do të dënohen shqiptarët si në kohën e nacizmit. Prandaj sot secili votues shqiptar nuk duhet të marr fare fletëvotimin për zgjedhjet presidenciale. Në menyrë që të mos kalohet cilesiuesi prej 40 % të votueseve.
Maqedonasit nuk duket së janë në terzi kur shpëtimin e kërkojnë nga Stojan Angellovi si duket nuk kanë lexuar as të kaluarën e popullit të vet e as epin e Kraleviç Markos (Një vazal i Turqisë) “i cili pasi shpëtimit nga burgjet në Stamboll, posa kthehet nga atje (Stambolli), njerëzit e vet e thirrin që ai t’i ndihmojë se po vdisnin urije”. Sojançe kryetari, po ta kishe lexuar këtë , do ta kuptoje se ky Aliu, në atë fjalim u kërkoi që mos të veproni si mesjetarë apo si shpellarë dhe kthejuni realitetit e mos u shkoni në rrugë pak krye sepse unë di edhe gjuhen tjetër.
Po e këtij rangu paraqitet edhe Gordana Siljanovska-Davkova e cila në tubime me qytetarët thotë se, kushtimisht do të ngritën gjyqe të posaçme për të kaluarën, apo për krimet që kanë ndodhur!
Sa çudi!
Kjo profesoresh kandidate për president, as që i ka interesuar diçka në të kaluarën. Ajo nuk din se as çka ka ndodhur në monizëm, nuk e dinë se çka ka ndodhur pas monizmit, nuk dinë as për 2001-shin, as për Gjykatën e Hagës. Ajo nuk po e dinë se as kush u thirrë në Hagë, kush u burgos atje dhe se këto procedura të pas luftërave, për 2001 kanë përfunduar. Kjo, më duket se është edhe më largët në kohë se Mickoja dhe Angellovi.
Sot ju të dashur qytetar deri ne orën 19:00 e keni ne dorë armen me të fortë për të shpëtuar Maqedoninë. Sot ju mund të deshmoni së jeni sovrani dhe përbeni 30% të shtetit. Sot duhet të kemi 220 mije vota shqiptare në mënyre që ekstremistet dhe branitellcat të mposhten me votë. Vepro sot me votë që mos të vuash me vite.